Ngjarje e rëndë në Korçë; Goditet me thikë një grua nga ish-partneri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Korçë, ku një grua është goditur me thikë nga ish-partneri i saj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë, ndërsa mësohet se e plagosura është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë dëmtime në mjekër.

Shkak i konfliktit mes ish-çiftit dyshohet se ka qenë ndarja mes tyre, ku sipas informacioneve autori ka qenë i dënuar më parë edhe për përndjekje.

Menjëherë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes,i dyshuari I. Cani, i cili fillimisht është larguar nga vendngjarja pas plagosjes. Por forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në komisariat.

 

The post Ngjarje e rëndë në Korçë; Goditet me thikë një grua nga ish-partneri appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *