Reali në krizë, Ancelotti: Asnjë reagim që pas humbjes në “El Clasico”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Real Madrid u turpërua të martën mbrëma 1-3 nga Milani në Champions League. Përballja e “Bernabeut” ishte për t’u harruar nga “Galaktikët”, që duket se janë në krizë dhe nuk kanë reaguar as pas humbjes 0-4 në El Clasico me Barçën.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe Carlo Ancelotti, me trajnerin e Real Madrid që ka ngritur alarmin për gjendjen e të tijve.

“Nuk pati asnjë reagim në krahasim me ndeshjen kundër Barçës. Ne shpesh u treguam të çekuilibruar, pa mundur ta rikuperojmë topin. Duhet të shqetësohemi, sepse skuadra nuk po jep më të mirën”, tha ai fillimisht.

Real Madrid e sheh veten me 6 pikë në renditje, në 4 ndeshjet e luajtura të Champions League, duke u larguar kështu nga kualifikimi direkt për në 1/8 e finaleve.

“Duhet të fillojmë nga bazat, sepse ndeshjet mund të ndërlikohen në çdo moment. Ndonjëherë e rikuperoni disavantazhin, ndonjëherë jo. Në duelet një kundër një, Milani tregoi potencialin e tij, por ne ishim të brishtë, jo shumë efektivë. Kemi mungesë të strukturës mbrojtëse, që është baza e lojës së futbollit, duhet ta fillojmë që aty ndryshimin”, u shpreh Don Carlo për Sky Sport.

The post Reali në krizë, Ancelotti: Asnjë reagim që pas humbjes në “El Clasico” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *