Tirana zyrtarizon trajnerin e ri, Magani nis menjëherë punën me “bardheblutë”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Trajneri i ri i Tiranës do të jetë Gugash Magani. Zërat që kanë qarkulluar që në momentet e para pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit janë konfirmuar sot, teksa tekniku peqinas është shfaqur në kompleksin Skënder Halili për të drejtuar stërvitjen e radhës të Bardehbluve.

Magani ka qenë trajner i Tiranës për dy sezone, kjo në periudhën 2013-2015. Dhe nga 1 dhjetor 2013 deri më 17 maj 2015 e ka drejtuar Tiranën në 68 ndeshje në të cilat ka marrë 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje.

Në fakt Magani duket se ka qenë kandidatura e vetme për të zëvendësuar Bledi Shkëmbin në këto momente.

Më parë Magani ishte në krye të Lushnjës, ndërsa pat dhënë dorëheqjen pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Oriku në atë humbje në stadiumin “Roza Haxhiu”, 0-1. Më parë Magani ka drejtuar dhe Shkumbinin, Flamurtarin, Besën, Teutën, Egnatian. Po kështu ka drejtuar dhe Trepça’89 në Kosovë.

The post Tirana zyrtarizon trajnerin e ri, Magani nis menjëherë punën me “bardheblutë” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *