Trump drejt fitores, Këlliçi’: E ‘pamundura’, u bë e mundur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pas fitores së Donald Trump në SHBA.

Këlliçi ka publikuar foton me Trump duke e quajtur historike fitoren.

Ai shprehet se ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave.

“Donald Trump sot shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi:

Ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave.

Donald Trump sot shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve!

Fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin!

Dita e sotme është po ashtu një triumf i qytetarit amerikan që shfaqet tek liria e tij për të vendosur vetë, tek fuqia e tij për ta bërë ndryshimin, pavarësisht çfarë thotë propaganda, e çfarë kërkojnë elitat dhe establishmenti.

Qoftë kjo ditë dhe kjo fitore e Presidentit Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit.

The post Trump drejt fitores, Këlliçi’: E ‘pamundura’, u bë e mundur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *