Zgjedhjet, qeveria i jep 21 mln lekë shtesë KQZ-së

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Qeveria miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure vendimin për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2024, për zgjedhjet e 2025-ës.

Ky fond do t’i jepet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Qeveria i ka akorduar KQZ-së një shtesë prej 20 900 000 lekësh për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

“Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në programin 01610 “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 20 900 000 (njëzet milionë e nëntëqindmijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve për Kuvendin, të vitit 2025.

Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2024.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Më herët, KQZ ka bërë kërkesë pranë Ministrisë së Financave për një fond ekstra për zgjedhjet e 2025-s me një total afro 4.6 miliardë lekë për teknologjinë në proces, për shtimin e pajisjeve për votim-numërim-identifikim elektronik, si dhe për shpërblimin e anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve, GNV-ve dhe trajnuesve të tyre, si dhe për punonjësit e përkohshëm.

The post Zgjedhjet, qeveria i jep 21 mln lekë shtesë KQZ-së appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *