Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden foli sot nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, pasi Donald Trump fitoi zgjedhet.
Në reagimin e parë se ka përgëzuar Donald Trump dhe Partinë Republikane për fitoren e zgjedhjeve dhe tha se është e rëndësishme që tani ka një transferim paqësor të pushtetit.
“Për më shumë se 200 vjet, Amerika ka kryer vetëqeverisjen më të madhe eksperimentale në historinë e botës,” thotë ai.
“Dje fola me presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoj të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që populli amerikan meriton.”
The post Biden reagon për herë të parë pas fitores së Donald Trump appeared first on Lapsi.al.
