Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike. Një 45 vjeçar nga Tirana u arrestua se ishte në gjendje të dehur.
Një 28 vjeçar, gjithashtu banues në Tiranë, u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike.
Ndërsa një 30 vjeçar nga Durrësi u ndalua pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
The post Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe nën efektin e drogës, arrestohen tre persona appeared first on Lapsi.al.
