Ishte arrestuar pasi dilte në përgjimet e Avdylajve, Rama e emëron prefekt të Fierit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e sotme është prezantuar prefekti i Qarkut Fier. Në krye të këtij institucioni është vendosur Arben Cuko, ish-deputet i PS Lushnje dhe ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve. Arben Çuko u arrestua ne tetor 2018 kuadër të operacionit “VOL-VO 4”, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339. Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Po ashtu Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

 

The post Ishte arrestuar pasi dilte në përgjimet e Avdylajve, Rama e emëron prefekt të Fierit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *