Mblidhet sot në Hungari Komuniteti Politik Europian, Rama pritet nga Orban

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e sotme në Budapest të Hungarisë do të zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (KPE). Nag ky takim mësohet se kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij, Viktor Orban.

Në samitin e sotëm do të marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve do të jenë sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së.

Disa kritikë e konsiderojnë Komunitetin Politik Evropian si një mekanizëm që u ngrit për të ngadalësuar zgjerimin e shpejtë të BE-së duke mbajtur në dhomën e pritjes pa afat shtetet ballkanike, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

The post Mblidhet sot në Hungari Komuniteti Politik Europian, Rama pritet nga Orban appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *