Nesër shkarkohen 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, do të çohen në Porto Romano tek “Eco Park”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Anija “Moliva”, që në bordin e saj ka 102 kontejnerë të dyshuar me mbetje të rrezikshme, pritet të ankorohet në orën 7 të mëngjesit në kalatën nr.7 në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit.

Puna për shkarkimin e kontejnerëve në total pritet të nisë që herët në mëngjes dhe procesi i shkarkimit parashikohet të zgjasë rreth 3 orë.

Nga burime mësohet se 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, për të cilat prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin dhe ruajtjen nën masa të rrepta sigurie, do të spostohen drejt Porto Romanos në afërsi të EcoPark-ut, ku gjatë këtyre ditëve është krijuar një hapësirë e posatçme.

Transporti me kamion i kontejnerëve do të bëhet po ashtu nën masa të rrepta siguria, si dhe pritet të shoqërohet nga efektivë të forcave të rendit.

 

 

Hapësira e dedikuar për vendosjen e kontejnerëve gjatë këtyre ditëve është një pronë e sekuestruar kohë më parë nga AAPSK (Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara).

Ajo është rrethuar dhe në të janë vendosur kamera sigurie, ashtu siç dhe prokuroria e Durrësit ka kërkuar ditë më parë, në letrën drejtuar një sërë institucionesh vendore dhe jo vetëm.

gijotina.com/

The post Nesër shkarkohen 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, do të çohen në Porto Romano tek “Eco Park” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *