Ankorohet në Portin e Durrësit anija turke me 2100 tonë mbetje toksike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në portin e Durrësit është ankoruar anija turke “Moliva” me 2100 tonë mbetje të dyshuara toksike. Pasi bënë xhiron e botës kontenierët me mbetje kthehen aty nga ku u nisën verën e këtij viti, në funksion të hetimit që autoritetet shqiptare nisën.

Hetimi nisi zyrtarisht nga prokuroria e Durrësit në 16 gusht, pas alarmit të dhënë nga organizata mjedisore amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN). Pas ankorimit pritet të nisë shkarkimi në kalatë dhe më pas nën monitorimin e Policisë së Shtetit zhvendosja e tyre në vendin ku do të depozitohen, një territor i sekuestruar në periferi të Durrësit.

The post Ankorohet në Portin e Durrësit anija turke me 2100 tonë mbetje toksike appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *