Europa League/ Fitojnë United, Ajax, Alkmar dhe Ferencvarosh, Lazio ia del me sforco (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë mbyllur sfidat e mbrëmjes të vlefshme për raundin e 4-të në Ligën e Europës. Manchester United mundi 2-0 PAOK, me dopietën e Diallo. Lazio mposhti 2-1 Porton, në Romë.

Holandezët nga ana tjetër mundën me 5 gola izraelitët e Maçabi Tel Aviv, falë rrjetave të Bertrand Traore, Kenneth Taylor, Mika Godts, Brian Brobbey dhe Kian Fitz-Jim në minutat 14’, 27’, 39’, 61’ e 69’.

Triumfin e madh e gjetën edhe Lacio, të cilët mundën me rezultatin 2-1 ndaj Portos, me golat e Romagnoli e Pedor, të cilët mjaftuan për të nxjerrë “të pavlefshëm” golin e Stephen Eustaquio.

Te fitorja u rikthyen edhe holandezët e AZ Alkmaar të cilët mundën në shtëpi me rezultatin 3-1, “Fenerët” turq të Fenerbahce, me talentet vendas Ro-Zangelo Daal e Kees Smit, që gjetën dy herë rrugën e rrjetës në minutat 59’ e 75’, ndërsa Denso Kasius nxorri përfundimisht “të pavlefshëm” golin e marokenit Youssef En-Nesyri.

Në ndeshjet e tjera, Real Sociedad u mund 2-1 nga Viktoria Plzen, Anderlecht barazoi 1-1 me letonezët e RFS, Lyon triumfoi 2-1 ndaj Hoffenheim, ndërsa Ferencvaros mundi me shifrat e thella 4-0 ukrainasit e Dynamo Kiev.

Në Conference League, Chelsea vijon të koleksionojë vetëm fitore, madje “Blutë e Londrës” triumfuan edhe me goleadë. Një sukses spektakolar 8-0 ndaj Noah, në takimin e mbajtur në Londër. Në pjesën e parë të besuarit e Marescas realizuan me golashënues të ndryshëm. Adarabioyo, Guiu, Disasi dhe Mudryk dërguan topin në rrjetë, ndërsa spikati dopieta e Felix. Në pjesën e dytë pati kohë edhe për Nkunku (x2).

gijotina.com/

The post Europa League/ Fitojnë United, Ajax, Alkmar dhe Ferencvarosh, Lazio ia del me sforco (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *