Nuk ndalet opozita, sot mbahet protesta e radhës kundër Erion Veliajt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sot do të zhvillohet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta do të nisë në orën 11:00. Aksioni organizohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga PD-ja si dhe figura të njohura të artit.

Protestat para kësaj bashkie po zhvillohen për skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion, siç janë afera e inceneratorëve dhe dosja “5D”, ku janë arrestuar pas hetimeve të SPAK-ut, një sërë drejtorësh. Qytetarët kërkojnë me ngulm që Veliaj të vihet para drejtësisë.

Edhe vetë Veliaj u mor në pyetje nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve, ndërsa janë thelluar hetimet për drejtorët e tij.

Qytetarët kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen.

The post Nuk ndalet opozita, sot mbahet protesta e radhës kundër Erion Veliajt appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *