Prezantuesja italiane Lory Del Santo zbulon se sot do ishte ajo Zonja e Parë e Amerikës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Lory Del Santo prezantuesja e njohur italiane ka zbuluar se mund të ishte ajo zonja e parë e Amerikës në vend të Melania Trump. Vetë shoëgirl-i e zbuloi këtë në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Miami me “Un giorno da pecora” në Rai Radio 1, pak orë pas rizgjedhjes së Trump si President.

66 vjeçarja deklaroi se me Trump ishin parë 30 vite më parë në një ashensor në Trump Tower në New York, ku Donal i kishte ngulitur sytë dhe i kishte kërkuar numrin e telefonit.
“Më donte shumë, punonte shumë, nuk priti që ta telefonoja, por erdhi tek unë, më thirri disa herë” u shpreh prezantuesja.

Lory dhe Donald kaluan kohë së bashku, por kur ai u kthye në Itali ajo vendosi të mos e telefononte më: ” Le të themi se isha unë ajo që nuk doja”.

“Megjithatë, sot do të fejohesha menjëherë me Donald Trump. Për shkak se ai ka karizëm, është punëtor, dhe për më tepër, më pëlqen fizikisht. Më pëlqejnë burrat që janë kaq të rrumbullakosur, të butë dhe seksi”, ka vijuar Del Santo. S.B

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *