Regjistroi banesën me dokumente të falsifikuara, babai kallëzon djalin në polici

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 37 vjeçar nga Shkodra është kallëzuar nga babai i tij në Polici për shkak se djali ka regjistruar një banesë në emër të këtij të fundit me dokumente të falsifikuara

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 37 vjeç, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi E. O., se 37-vjeçari, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka regjistruar një banesë në emër të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kallëzimit 37 vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë.

The post Regjistroi banesën me dokumente të falsifikuara, babai kallëzon djalin në polici appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *