Agron Duka takohet me fermerët: Kandidatët do i zgjedh mes jush

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe drejtues të tjerë të saj zhvilluan një takim me banorë të fshatit Barbullinjë në Lushnjë.

Duka pyeti fermerët për problemet me të cilat po përballen, ndërsa deklaroi se bujqësia po vazhdon të mos marrë vëmendjen e duhur nga qeveria.

“Ky takim i hapur me banorët është fillimi i një turi diskutimesh me shtresën e shoqërisë më të persekutuar në raport me mbështetjen qeveritare. Edhe pse është kontribuesi më i rëndësishëm në ekonomi, bujqësia vazhdon të mos marrë vëmendjen e duhur”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai foli edhe për paketën e tij të propozimeve për bujqësinë dhe mjedisin dhe për listat e kandidatëve.

“Ne nuk do të zgjedhim sallat e hoteleve për të folur me njerëzit, por tokën, fermat, kantieret, ndërmarrjet, aty ku njerëzit e thjeshtë punojnë çdo dite.

Në listat e kandidatëve ne kemi si qëllim të fusim njerëzit që përfaqësojnë këtë shtresë të shoqërisë, në mënyrë që nesër ata të mbrojnë interesat e tyre”, theksoi Duka.

The post Agron Duka takohet me fermerët: Kandidatët do i zgjedh mes jush appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *