Aktiviteti “Djathë & Vreshta” ka kushtuar 20 milionë lekë, drejtori i Veliajt bleu stendat pa garë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

E keni parë aktivitetin “Djathë & Vreshta” që u zhvillua në Tiranë për gjatë tri ditëve në tetor?

Nëse jo, po ju sjellim disa informacione. Është aktivitet i zhvilluar nga bashkia Tiranë në bashkëpunim me disa biznese. Nga data 25 deri më 27 tetor 2024, në Pedonalen e Tiranës, Rruga “Murat Toptani”, u hapën disa tenda ku promovoheshin prodhime blegtorale si dhe produkte të vreshtarisë. Në projekt thuhej se fokusi ishte promovimi i produkteve vendase, por gjithmonë duke bashkëpunuar me biznesmenët më të mëdhenj.

 

Fotot 25 tetor 2024

Foto 26 tetor 2024

Madje në ato ditë kreu i Agjencisë së Administrimit Tregjeve, Fatjon Dhuli ishte kujdesur që të merrte edhe kamerat me vete për pak propagandë.

Ndërsa banorët e fshatrave përreth që vijnë e tregtojnë produkte bio në qytet Veliaj iu vë policinë nga pas, atyre iu sekuestrohen produktet dhe iu vihen prangat, shpesh gjoba të majme. Iu bëhet një trajtim si të jenë kriminelë.

Tenderi pa garë

Por për këtë aktivitet, që nuk dihet se si janë përzgjedhur firmat, bashkia ka shpenzuar 20 milionë lekë, me TVSH.

Po stendat që u përdorën vitin e kaluar ku shkuan vallë? Gjithashtu, jemi kuriozë të dimë pse abuzohet edhe në blerjen e disa stendave?

Përgjigjja është e thjesht, çdo projekt trajtohet me fokus si të përfitojnë të favorizuarit e Veliajt, e jo me fokus sipas tematikës dhe rëndësisë.

 

Prandaj, edhe janë shpenzuar 20 milionë lekë për 3 ditë. Gara për këtë tender u hap më 24 shtator 2024 dhe u mbyll me 4 tetor nga Fatjon Dhuli. Gjatë kësaj periudhe ka dorëzuar ofertë vetëm firma  
ARTEO 2018
në pronësi të  Artan Topit.

Sipas rregullave të prokurimit, nuk mund të vazhdonte gara dhe nuk mund të bliheshin stenda të reja, pasi nuk kishte konkurrencë të vlefshme në këtë rast.

Por Dhuli vazhdoi ne planin për t’ia firmosur menjëherë kontratën firmës ARTEO 2018. Aktiviteti për propagandë u zhvillua dhe 20 milionë lekë u shpërdoruan. Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

The post Aktiviteti “Djathë & Vreshta” ka kushtuar 20 milionë lekë, drejtori i Veliajt bleu stendat pa garë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *