Berisha: Ministrat e PS mbushën arkat me shampanjë për të festuar për Harris, por…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar prapaskenat se çfarë ndodhi në Tiranë ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, teksa u shpreh se minitrat e PS-së kishin mbushur arkat me shampanjë në selinë rozë për të festuar fitoren e Kamala Harris.

Kryedemokrati deklaroi se “ajo natë i dha një përgjigje të merituar”, ndërsa u shpreh se triumfi i Donald Trump është fat i madh për familjen shqiptare.

“Është fat i madh për familjen shqiptare triumfi i Donald Trump. Mund t’u them shqiptarëve se natën e zgjedhjeve në selinë e PS, qeveritarët, ministrat kishin futur arkat e shampanjës dhe mbushur taracën me arka fishekzjarrësh, të sigurt sepse edhe poll-et e tyre tregonin se ka të sigurt fitoren Kamala Harris. Dhe kur i kanë parë qytetarët të dalin nga ora 04:00 e mëngjesit të dalin kokëvarur, fytyrënxirë, të dëshpëruar ishte një nga pamjet. Se prisnin edhe ndonjë lidhje Skype me Alex në momentin e triumfi të Harris. Ajo natë i dha një përgjigje të merituar”, Tha Berisha

The post Berisha: Ministrat e PS mbushën arkat me shampanjë për të festuar për Harris, por… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *