Broja është gati, zbulohet kur rikthehet në lojë sulmuesi shqiptar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja ka nisur stërvitjen me skuadrën e Evertoni-t.

Shqiptari duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në kampionatin e Premier League-s, pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga klubi anglez, Broja shfaqet duke u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Një lajm i mirë ky nga sulmuesi “kuqezi”, që së shpejti do mund të kthehet të luajë.

Kështu shqiptari bëhet gati të rikthehet në fushën e lojës pas një mungese të gjatë, me ndeshjen e fundit për të, që ka qenë miqësorja Chelsea-Club America, më një gusht 2024.

Vlen të theksohet se Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, me Kombëtaren “kuqezi” që më 16 nëntor do përballet me Republikën Çeke, teksa më 19 nëntor me Ukraninë, të dyja sfida që do të luhen në stadiumin “Air Albania”.

The post Broja është gati, zbulohet kur rikthehet në lojë sulmuesi shqiptar appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *