Cannavaro: Do doja të luaja në Inter-Napoli për ta markuar Lautaron, ja favoriti për titull

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

“Do të doja të luaja në Inter-Napoli për të markuar Lautaron”. Kështu u shpreh Fabio Cannavaro për “Corriere della Sera”. Duke bërë prognozën e supersfidës së kësaj jave në Serie A, ish-mbrojtësi i shquar italian, fitues i “Topit të Artë”, nënvizoi më tej: “Ai është një sulmues i madh, me Lukakun formoi çiftin perfekt tek Interi”.

Cannavaro është i freskët nga përvoja e tij pozitive në stolin e Udinese, sezonin e kaluar. Ai pret një ndeshje të madhe në “San Siro”, e cila mund të thotë shumë edhe për titullin: “Lodhja mund të luajë në favor të bluve. Liga e Kampionëve e rrit vetëvlerësimin tuaj, por kjo kërkon shpenzim ekstra fizik”.

Së fundi, nuk mund të mungonte një koment për garën e titullit në Serie A: “Është ende larg finishi i kampionatit, edhe pse për mua Interi është favorit dërrmues. Do të mbetej i tillë edhe nëse do të mundej nga Napoli”.

The post Cannavaro: Do doja të luaja në Inter-Napoli për ta markuar Lautaron, ja favoriti për titull appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *