Egnatia dhe Vllaznia ndajnë nga 1 pikë, shkodranët përkohësisht në krye

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Superliga shqiptare e futbollit vijon këtë të shtunë me tre ndeshjet e para për raundin e 13-të. Gjithçka nisi në orën 14:00 me barazimin 1-1 mes Egnatias dhe Vllaznisë. Ndërkohë që në 17:00 luhen Dinamo – Partizani në Elbasan dhe Teuta – Skënderbeu në Durrës. “Demat e Kuq” të Partizanit kanë shënse për t’u rikthye në krye.

Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia barazuan 1-1. Vendasit e Edlir Tetovës kaluan në epërsi pas vetëm 43 sekondave lojë me Lushkjan, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Dodaj në minutën e 57-të.

Superliga, raundi 13-të:

E shtunë, 9 nëntor

14:00 Egnatia 1-1 Vllaznia

17:00 Dinamo – Partizani

17:00 Teuta – Skënderbeu

E diel, 10 nëntor

14:00 Laçi – AF Elbasani

17:00 Tirana – Bylis

Renditja:

gijotina.com/

The post Egnatia dhe Vllaznia ndajnë nga 1 pikë, shkodranët përkohësisht në krye appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *