La Liga/ Reali rikthehet tek fitorja, goleadë ndaj Osasunas

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas humbjes në “El Clasico” dhe pas disfatës ndaj Milanit në Champions, Real Madrid është rikthyer në shinat e duhura. Në kampionat, Los Blancos triumfuan 4-0 ndaj Osasunas.

Padyshim njeriu i sfidës ishte Vinicius Zhunior i cili realizoi tripletë, ekzaktësisht në minutën e 34-të, 61-të dhe 69-të. Ndërsa goli tjetër u shënua nga Bellingam. Gjatë sfidës, trajneri Ançeloti u detyrua të bënte 3 lëvizje të detyruara për shkak të tre dëmtimeve të futbollistëve. Bëhet fjalë për Rodrigon, Eder Militaon dhe Lukas Vaskez.

Me këtë triumf, të bardhët shkojnë në kuotën e 27-pikëve, 6 më pak se kryesuesit e kampionatit, Barcelona.

gijotina.com/

The post La Liga/ Reali rikthehet tek fitorja, goleadë ndaj Osasunas appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *