Lëvizte me ąrmë dhe me lëndë narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike. Ai u ndalua në një lokal në rrugën “Halit Bega”. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në inteligjencën informative se në një lokal në rrugën “Halit Bega” ndodhej një shtetas i armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”. Në rrugën “Halit Bega”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin Hasan Qazimi (G) dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, tha policia.

The post Lëvizte me ąrmë dhe me lëndë narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *