Përvetësoi 42 mijë euro duke mashtruar, arrestohet 27 vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar pas katër muajsh hetime, operacionin policor të koduar “Porosia”.

Një 27-vjeçar i cili kishte përvetësuar 42000 euro nëpërmjet mashtrimit është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryera për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Gjirokastër, për sigurimin e provave për një rast të mashtrimit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.

Si rezultat i tij, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, u kap dhe u ndalua shtetasi A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej 42000 euro, nga një shtetase. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, gjetën të fshehur dhe sekuestruan një armë sportive pistoletë, të cilën e mbante pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Përvetësoi 42 mijë euro duke mashtruar, arrestohet 27 vjeçari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *