Përvetësoi 42 mijë euro falë mashtrimit, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 27-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi ka përvetësuar falë mashtrimit 42 mijë euro nga një shtetase.

A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër u vu në pranga për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

I riu dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej 42000 euro, nga një shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Përvetësoi 42 mijë euro falë mashtrimit, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *