Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, shuhen flakët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zjarri që ka rënë në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit është shuar. Autoritetet bëjnë të ditur se shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas policisë dyshimet janë se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Ndërkohë grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

The post Zjarri në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, shuhen flakët appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *