Aksident i frikshëm në Vlorë, mjeti me tre të rinj përplaset me barrierën mbrojtëse, plagoset rëndë një prej tyre

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në zonën e Bestrovës. Një automjet tip Porsche është përplasur me barrierën mbrojtëse, e cila ka përfunduar brenda kabinës së automjetit ku ndodheshin tre persona.

Si pasojë, vetëm një nga ta ka pësuar lëndime të shumta dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor janë shpërndarë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në një pjesë të ngushtë të rrugës, ku më pas është bllokuar një pjesë e madhe e qarkullimit.

Për momentin, autoritetet janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar informacionet e nevojshme që mund të ndihmojnë në identifikimin e faktorëve që sollën këtë aksident.

The post Aksident i frikshëm në Vlorë, mjeti me tre të rinj përplaset me barrierën mbrojtëse, plagoset rëndë një prej tyre appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *