Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, rizgjidhet president Elez Gjoza

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

U zhvillua këtë të diel Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në qytetin e Shkodrës.

Gjatë Asamblesë ishin prezent Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe përfaqësues nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, Astrit Hasani. Kandidatët për president ishin Asim Belinovi dhe Elez Gjoza i cili është mbante postin aktual.

Gjoza u rizgjodh President i FSHP me 95% të votave, pra me 15 vota ndërsa Belinovi mori një votë.

Gjithashtu nga kjo asamble u zgjodh dhe Bordi Drejtues ku të zgjedhurit ishin:
Artur Lagja
Leonard Toska
Asim Belinovi
Arben Qafa
Endri Karina
Ilir Topuzi.

The post Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, rizgjidhet president Elez Gjoza appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *