“Mirë ia bëra Luizit”, Eva Alikaj flet për herë të parë për përplasjen brenda BBV

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Teksa ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktorja e mirënjohur shqiptare Eva Alikaj foli edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, në edicionin e dytë.

Ajo u ndal te konflikti i asaj kohe, me Luiz Ejllin, ku me shaka tha “mirë ia bëra, po hajt”.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

E provove një aventurë, edhe pse të shkurtër, ajo në BBVip. Përfundoi shumë shkurt, ti dole. Ti publikisht i ke kërkuar falje Luzit. Ju sot keni kontakte, flisni apo…
Eva Alikaj: Jo! Më tha dikush “ti je dhe do mbetesh në zemrat tona, edhe kur bën ndonjë gabim”. Unë e kam kaluar. Për “bigun” as im bir s’ka qenë dakord, kanë të drejtë, por nuk jam bërë pishman. Unë hyra, pavarësisht se isha gabim. Ishte periudha që më ndodhi me babin dhe doja të largohesha nga ajo gjendje. Nuk e mendoja (Luizi) të hakërrohej në atë mënyrë. Të thotë “do të lë pa gjumë”, ky ishte kërcënim. Mira ia bëra, po hajt./E.Ç

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *