Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë vendimin për Metën, Kryemadhin dhe Çyrben

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Caktohet në Apelin e GJKKO-së gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimin e ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja, për masën e sigurisë arrest me burg, por edhe atë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Shorti ka caktuar gjyqtaren Igerta Hysi për të dyja dosjet e vlerësimit të apelimeve nga palët mbrojtëse

Njoftimi

1-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim Jurgis Çyrbja dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.

2- Gjithashtu, kjo gjykatë regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.

 

The post Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë vendimin për Metën, Kryemadhin dhe Çyrben appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *