Dekonspiroi operacionet anti-drogë në Gjirokastër, arrestohet agjenti i Krimeve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një efektiv i policisë është arrestuar pasi akuzohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë, si dhe është i dyshuar për trafik droge.

Efektivi i identifikuar si Albano Rustemi është vënë në pranga.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit A.R., i cili kohën e rregjistrimit të këtij procedimi penal ishte me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për:
– dekonspirim të aksioneve të policisë;
– përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve;
– dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit;
– kontrabandë me mallra të tjera.

Vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë vepër penale.

gijotina.com/

The post Dekonspiroi operacionet anti-drogë në Gjirokastër, arrestohet agjenti i Krimeve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *