PAMJE TE RENDA/ Momenti kur 59-vjeçari godet me thikë 2 vajza në Ferizaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë publikuar pamje nga momenti i sulmit me thikë që autor pati një 59-vjeçar drejt dy vajzave të rejave në Ferizaj të Kosovës. Në pamje shihet momenti kur dy vajzat 10 dhe 18 vjeç të cilat janë duke ecur në rrugë ndërsa autori u shkon nga pas dhe i qëllon me thikë. (VIDEO KETU)

Po ashtu ai ka qëlluar me thikë edhe dy djem të rinj, kalimtarë të rastit, të moshave rreth 29 – 32 vjeç. 4 të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej të cilëve po trajtohen në Prishtinë. Motivet e krimit janë të paqarta. Policia e Kosovës tha se ngjarja ndodhi në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në rrethana ende të pasqaruara.

“Pas një pune intensive të kërkimit, rreth orës 16:40 është arritur që në rrugën “Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare “Plus Market” të arrestohet i dyshuari E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeç, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, – tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. ©LAPSI

The post PAMJE TE RENDA/ Momenti kur 59-vjeçari godet me thikë 2 vajza në Ferizaj appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *