“Pensionistët qahen kot!” ironizon Malltezi: Babai i Taulant Ballës merr 1 milion lekë në muaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ironizon duke thënë se pensioninstët qahen kot. Konkretisht Malltezi ka publikuar në postimin e tij një dokument ku nënvizon emrin e babait të ministrit për Shtetin dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, Kasem Mustafa Balla.

Malltezi po ashtu shkruan se i ati i ministrit merr plot 1 milion lekë në muaj. Në listën e të punësuarve në “Elbasan cement factory”, babai i Ballës figuron si i punësuar në departamentin e marketingut. Ndërkohë, Malltezi e vijon ironinë duke përdorur shprehjen e kryeministrit Edi Rama ‘punë ka, por s’ka profesionistë’.

“Pensionistët qahen kot se ja babai i tualetit te PS merr plot 1 miljon leke ne muaj. Punë ka, por s’ka profesionistë si tualeti”, shkruan Malltezi.

The post “Pensionistët qahen kot!” ironizon Malltezi: Babai i Taulant Ballës merr 1 milion lekë në muaj appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *