“Sterilizimi”/ Biznemeni Rrapaj dhe ortaku i tij italian dëshmojnë sot në komisionin hetimor

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e koncesioneve në shëndetësi do të zhvillojë këtë të hënë mbledhjen e radhës, ku do të vazhdohet me marrjen në pyetje të dëshmimtarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me koncesionin e sterilizimit.

Në rendin e ditës për mbledhjen e sotme është marrja në pyetje e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili do të lerë për disa orë qelinë, dhe ortaku i tij italian Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të “Sani Service”, që në vitin 2015 do të fitonin koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Gjithashtu për të dëshmuar ditën e sotme është thirrur dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila në atë kohë ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit, madje ka paraqitur dhe ankesë.

Ilir Rrapaj u arrestua gushtin e vitit të kaluar për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, në bashkëpunim, në procedimin penal për koncesionin e sterilizimit të lidhur mes “Sani Service” dhe Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Ilir Beqaj. Bashkë me Rrapajn u vu në pranga edhe ish ish-zëvendësmistri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Që prej asaj kohe, të dy janë në qeli nën masën e sigurimit “arrest me burg”.

Hetimet gati 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanisë së Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Referuar hetimeve, vlera e koncesionit që llogaritet rreth 100 milionë euro, është fryrë fiktivisht dhe dhjetëra milionë euro. Para që deri më tani, prokuroria nuk e ka zbuluar se në xhepat e kujt kanë shkuar.

Dëshmitarët që do të thirren sot në komision:

Ora 9:30 – Ilir Rrapaj
Ora 14:00 – Anila Denaj
Ora 16:00 – Altin Fani
Ora 18:00 – Umbro Staccini
Ora 19:00 – Elisabetta Anzanello
Ora 20:00 Giorgio Tardioli

The post “Sterilizimi”/ Biznemeni Rrapaj dhe ortaku i tij italian dëshmojnë sot në komisionin hetimor appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *