Atentati me 4 viktima në Dobraç, AMP nis hetimet ndaj efektivëve të Policisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje. Ende mbetet mister personi që del në video, ndërkohë që dyshohet se pikërisht ky person është Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit.

Ka dyshime se Ibrahim Lici të jetë lënë nga efektivët që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që për autoritetet 32-vjeçari është një nga personat më të kërkuar për krime të rënda.

The post Atentati me 4 viktima në Dobraç, AMP nis hetimet ndaj efektivëve të Policisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *