Del nga SPAK pas 4 orësh/ Haxhinasto: U pyeta si dëshmitar!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku ka qëndruar për 3 orë e 40 minuta.

Sipas burimeve, Haxhinasto është pyetur për dosjen ndaj Ilir Metës në cilësinë e personit që ka dijeni.

I pyetur nga mediat pasi doli nga SPAK, Haxhinasto tha se ishte pyetur si dëshmitar.

“Kam dhënë deponimet e mia aty ku duhet”, duke mos dhënë detaje të tjera.

Haxhinasto ka mbajtur pozitat e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues dhe zv.kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë periudhës 2009-2013, ai ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

The post Del nga SPAK pas 4 orësh/ Haxhinasto: U pyeta si dëshmitar! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *