Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Edmond Haxhinasto është paraqitur në SPAK mesditën e sotme. Ai ka qenë ministër i energjisë dhe infrastrukturës gjatë mandatit të parë të Partisë Socialiste në pushtet, sipas marrëveshjes që kjo ka pasur me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nga mesazhet e gjetura në celularin e Monika Kryemadhit kishte biseda me Haxhinaston për ndryshimin e biznesmenit që do të kishte monopol fibrat e internetit.
Nga këto biseda kuptohej se procedurat e aplikimit hartoheshin jashtë institucioneve shtetërore dhe më pas zbatoheshin nga ministria që drejtohej nga Haxhinasto.
The post Edmond Haxhinasto paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.
