“Më ndërhyn në rrjetet sociale”/ I riu nga Shkodra kallëzon gruan në Polici

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një denoncim i pazakontë është bërë në Shkodër, ku një i ri ka kallëzuar në Polici bashkëshorten e tij. I riu pretendon se e shoqja i ka ndërhyrë në rrjetet e tij sociale, madje dhe ia ka keqpërdorur.

Më konkretisht, i riu i identifikuar me inicialet V.D., thekson se bashkëshortja i ka përdorur rrjetin “Messenger” për të komunikuar me persona të tjerë. Në këto kushte, ndaj 26-vjeçares ka nisur një procedim penal.

“Një 26-vjeçare me iniciale M.P. (banuese në fshatin Lëpushë) është proceduar penalisht pasi bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ajo ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social ‘Messenger’. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

The post “Më ndërhyn në rrjetet sociale”/ I riu nga Shkodra kallëzon gruan në Polici appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *