Si po përdoret inteligjenca artificiale nga bizneset në Shqipëri?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Është një lloj inteligjence kompjuterike, e cila përfshin aftësinë për të mësuar, përllogaritur, formuluar përfundime dhe ndërmarrë veprime.

Por teksa gjithmonë e më shumë po flitet për inteligjencën artificiale dhe përdorimin e saj në shumë procese, sa është vlera e tregut? Për çfarë shifrash bëhet fjalë?

Këtë vit, vlera e tregut botëror për Inteligjencën Artificiale pritet të arrijë në 200 miliardë dollar, ndërsa të kapërcejë në mbi 1 trilion dollar në dekadën e ardhshme. Sipas të dhënave, 80% e kompanive në botë e përdorin aktualisht Inteligjencën Artificiale në punën e tyre. Cilat janë disa nga këto kompani?

Ndër më kryesoret dhe më të mëdhatë në nivel global përmendim Google; Amazon; Microsoft; Tesla; Apple; Facebook (Meta) etj. Këto kompani e përdorin Inteligjencën Artificiale për një sërë funksionesh që përfshijnë: përmirësimin e eksperiencës së klientit, automatizimin e proceseve të brendshme, zhvillimin e teknologjive autonome, avancimin e analizave të mëdha të të dhënave etj.

Me një peshë të tillë në funksionimin e bizneseve, Inteligjenca Artificiale do të ndikojë në rritjen e ndjeshme të ekonomisë botërore.

PBB-ja botërore do të jetë 14% më e lartë në vitin 2030 si rezultat i Inteligjencës Artificiale ose 15.7 trilionë dollarë. Fitimet do të ndihen më shumë në Kinë dhe në Amerikën e Veriut, rajone që  përfaqësojnë thuajse 70% të ndikimit ekonomik botëror të Inteligjencës Artificiale.

Por përdorimi i Inteligjencës Artificiale po jep ndikim të konsiderueshëm edhe në tregun e punës, duke pasur parasysh se shumë procese në kompani të sektorëve të ndryshëm po kryhen me ndihmën e kësaj teknologjie, duke shkurtuar kështu vendet e punës.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *