SPAK kërkon 4 vjet burg për Vangjush Dakon

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

SPAK ka dhënë këtë të martë pretencën për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, kërkoi dënimin me 4 vite burg për ish-kryebashkiakun. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, Dakos do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 2.8 vite.

Aktualisht, ish-zyrtari i lartë, që është nën masën e arrestit shtëpiak, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste: me dhënien e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 dhe për shpërdorim detyre në tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare, me vlerë rreth 200 mijë euro.

Dako u arrestua në qershor të vitit 2023, por pas tetë muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të këtij viti për shkak të kalimit të afateve.

Për të njëjtën çështje, SPAK ka kërkuar dënimet e mëposhtme për të pandehurit e tjerë:

Fatmir Ejupi, ish-topograf, akuzohet për falsifikim dokumentash dhe kërkohet dënimi me 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite burg.
Ndërtuesi Fiqiri Farruku, gjithashtu për falsifikim dokumentash, kërkohet dënimi me 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite burg, por burgimi pezullohet dhe vendoset 4 vite shërbim prove.
Adrian Bullu, i akuzuar për falsifikim dokumentash, kërkohet dënimi me 3 vite burg. Po ashtu, me gjykim të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite burg, por burgimi pezullohet dhe vendoset shërbimi prove.

The post SPAK kërkon 4 vjet burg për Vangjush Dakon appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *