U nisën dje nga Porti i Shëngjinit, 7 emigrantët e Gjadrit mbërrijnë në Brindisi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shtatë emigrantët e të cilët u nisën mbrëmjen e djeshme nga Porti i Shëngjini drejt Italisë, me një anije të Rojes Bregdetare Italiane, kanë mbërritur në Brindisi.

Katër gjykatësit e Departamentit të së Drejtës Civile e emigracionit në Gjykatën e Romës i kanë kërkuar Gjykatës Europiane të Drejtësisë një procedurë të shpejtuar mbi gjykimin e dë drejtës së azilantëve në bazë të kriterit “vend i sigurt”.

Kjo procedurë e shpejtuar vendimi mund të kërkojë nga 2 muaj deri në 2 vite kohë.

Në pritje të këtij gjykimi emigrantët duhet të qëndrojnë në një strukturë kampi për azilkërkuesit në Itali.

Ndërkohë pritet me shumë interes data 4 dhjetor 2024 kur Gjykata e Lartë Italiane do të japë vendimin mbi apelimin e qeverisë italiane përmes Ministrisë së Brendshme e Ministrit Matteo Piantedosi kundër vendimit të Gjykatës së Romës për dërgimin në Itali të 12 emigrantëve të zbarkuar në muajin tetor në Shqipëri.

The post U nisën dje nga Porti i Shëngjinit, 7 emigrantët e Gjadrit mbërrijnë në Brindisi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *