Atentati në Shkodër, Proda: Shumë shpejt do kemi rezultate konkrete

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Komisionin e Sigurisë, drejtori i Policisë Ilir Proda, ka folur edhe për ngjarjen me katër viktima që tronditi Shkodrën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se shumë shpejt lidhur me këtë ngjarje do të ketë rezultate konkrete.

“Për ngjarjen e Shkodrës, me garanci shumë të plotë shumë shpejt do kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkopin magjik se jam qytetar vete, do e ktheja kohën, por ja që kjo ngjarje na ka ndodhur”, ka thënë ai.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati si edhe një tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë, por që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Dyshimet kryesore të hetuesve janë për praninë e Ibrahim Licit i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

The post Atentati në Shkodër, Proda: Shumë shpejt do kemi rezultate konkrete appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *