Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Është vetëm 36 vjeç, por prej vitit 2015 është pjesë e arbitrave të FIFA-s. Bëhet fjalë për zviceranin Sandro Schärer të cilit i është besuar drejtësia në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që zhvillohet më 16 nëntor në orën 20:45 në “Air Albania”.
Sandro Schärer është një ndër talentet e arbitrimit dhe mjafton të kujtojmë se ka qenë pjesë e Euro 2024, aty ku ishte arbitër i katërt në Kroaci 2-2 Shqipëri.
Sfida e tij e fundit në Ligën e Kombeve ishte në Paris, aty ku Italia përmbysi 1-3 Francën. Bashkë me Sandro Schärer, në Tiranë ai do ndihmohet nga bashkëkombasit Stephane De Almeida, Jones Erni dhe Johannes von Mandach.
The post Caktohet arbitri që do vendosë drejtësi në sfidën Shqipëri-Çeki appeared first on GIJOTINA.
