Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar një punonjëse policie të komisariatit të Korçës.
Mësohet se punonjësja e policisë me iniciale L.L, ka qenë në gjendje të dehur në timon, kur ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident me dëme materiale rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm.
Pasi policia mbërriti në vendin e aksidentit për kryerjen e procedurave, rezultoi se punonjësja e policisë (jashtë shërbimit me mjetin në pronësi të saj) ka qenë në gjendje të dehur mbi normat e lejuara.
Në vijim pritet që gjykata të japë masën e sigurisë pas arrestimit të saj.
The post E dehur në timon, AMP arreston efektiven e policisë së Korçës appeared first on GIJOTINA.
