Protesta e radhës, Këlliçi: Veliaj e ktheu bashkinë në lavatriçen e parave të krimit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ftuar qytetarët të mblidhen në protestë më 15 nëntor përpara selisë së 5D dhe inceneratorit të Tiranës.

Ai ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për abuzime të mëdha financiare, duke e quajtur atë “lavatriçen më të madhe të larjes së parave të krimit të organizuar”. Këlliçi gjithashtu ka ngritur shqetësimin për pagesat që vazhdojnë të bëhen për inceneratorin që nuk funksionon, ndërsa ka kritikuar SPAK për përfshirjen në një betejë politike me opozitën.

Postimi

Të premte, datë 15 nëntor, ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë.

Bashkia Tiranë sot është shndërruar në lavatriçen më të madhe të larjes së parave të krimit të organizuar, me dhënien e lejeve të ndërtimit për mbi 10 milionë metër katrorë sipërfaqe.

Ndërkohë vijojmë të paguajmë 80 mijë euro në ditë, për një incenerator që nuk ekziston.

Nga ana tjetër SPAK vijon betejën politike me opozitën!

Afërmendsh që Veliaj paska patur të drejtë kur i konsideroi kolegë prokurorët e SPAK!

The post Protesta e radhës, Këlliçi: Veliaj e ktheu bashkinë në lavatriçen e parave të krimit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *