Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, disa persona të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident masiv automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të premte në autostradën Elbasan-Tiranë, në dalje të tunelit të Kërrabës.

Nga informacionet paraprake mësohet se janë përplasur rreth 4 makina, teksa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët janë transportuar në spital.

Dyshohet se moti i keq ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet, nisur nga kushtet e motit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

The post Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, disa persona të plagosur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *