Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Duket se dimri ka vendosur të vijë herët në vendin tonë këtë vit. Pas zonës së Dardhës në Korçë dhe Vermoshit në veri, edhe në qarkun e Elbasanit janë regjistruar reshjet e para të dëborës.
Parku Kombëtar i Shebenikut është zbardhur këtë mëngjes ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien. Aktualisht nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve, megjithatë kërkohet kujdes për të shmangur çdo incident të mundshëm.
The post Bie dëbora e parë edhe në qarkun e Elbasanit, zbardhet ‘Parku i Shebenikut’ appeared first on GIJOTINA.
