“Dritat e kuqe” në Tiranë, zbulohet një tjetër bazë prostitucioni/ Procedohen 5 kineze

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në një tjetër operacion të policisë së Tiranës, të koduar “Red Light 3”, është zbuluar një tjetër bazë prostitucioni në kryeqytet.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit A. W., 45 vjeçe, Zh. Y., 30 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucion” 5 shtetase kineze, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi G. L., 62 vjeç.

Hetimet zbuluan se shtetasit A. W. dhe Zh. Y., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë sjellë në Shqipëri, 5 shtetase të huaja, të cilave iu kanë premtuar se do t’i punësonin në qendra masazhesh në Shqipëri. Pasi këto shtetase kanë arritur në vendin tonë, dy të arrestuarit i kanë shfrytëzuar për prostitucion, në apartamente të marra me qira.

Nga veprimet hetimore është dokumentuar ligjërisht fakti se autorët e dyshuar i reklamonin në faqe online, shtetaset që i shfrytëzonin për prostitucion, gjenin klientët, i prisnin ata në hyrjen e pallatit ku ushtrohej prostitucioni dhe pas kryerjes së pagesave që varionin nga 200-300 euro, i dërgonin klientët në apartament.

The post “Dritat e kuqe” në Tiranë, zbulohet një tjetër bazë prostitucioni/ Procedohen 5 kineze appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *