Kosova sot përballë Rumanisë, ‘dardanët’ do të tentojnë vetëm fitoren

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kosova ka udhëtuar drejt Rumanisë më synimin e qartë për të tentuar me çdo kusht fitoren në këtë transfertë të vështirë. Në konferencën për shtypin para ndeshjes, trajneri gjerman pranoi se është i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion për shkak të lëndimeve.

“Duke pasur parasysh mungesat që i kemi, do të detyrohemi të bëjmë disa ndryshime qoftë taktike, qoftë mënyrës së si do t’i qasemi kundërshtarëve, pasi kjo është e kuptueshme për shkak të mungesave që kemi.

Ndërsa sa i përket pyetjes nëse jemi këtu për të fituar, natyrisht se do të futemi në fushë për t’i marrë pikët e plota.

Është e rëndësishme që të paraqitemi mirë edhe si skuadër, të jemi më agresivë, të jemi në zotërim të topit, kur nuk e kemi, të tentojmë ta rikuperojmë sa më shpejt.

Kemi 90 minuta për të arritur fitoren, nuk do të thotë që në sekondat e parë do të synojmë të marrin fitoren.

Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, ka theksuar Foda.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë shkaku i mungesave të mëdha si Milot Rashica, Leart Paqarada, Bersant Celina dhe Donat Rudhani.

Takimi mes Rumanisë dhe Kosovës fillon të premten (15 nëntor) në orën 20:45.

The post Kosova sot përballë Rumanisë, ‘dardanët’ do të tentojnë vetëm fitoren appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *