Sot, protestë kundër Veliajt dhe korrupsionit galopant në Bashkinë e Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e sotme në orën 11:00 do të zhvillohet protesta e 34-t para Bashkisë së Tiranës.

Qytetarët do të protestojnë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj dhe korrupsionit në bashki, drejtorët e të cilës janë prapa hekurave ndërsa të tjerë janë nën hetim.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohet në misionin e saj dhe do të vazhdojë të protestojë deri në largimin e Veliajt nga bashkia.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Veliaj, ashtu dhe familjarët e tij janë në hetim pasuror nga SPAK.

Emri i Veliajt shfaqet në dosjet e nxehta si ajo e inceneratorit të Tiranës dhe dosjes 5D, afera të cilat kanë gllabëruar paratë e taksapaguesve të varfër shqiptarë dhe kanë çuar në burg disa zyrtarë.

 

 

 

The post Sot, protestë kundër Veliajt dhe korrupsionit galopant në Bashkinë e Tiranës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *